Handanoviç “mbret” i Europës, Interi në duar të sigurta. Slloveni pikë kyçe e zikaltërve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2018 | 12:39

Handanoviç “mbret” i Europës, Interi në duar të sigurta. Slloveni pikë kyçe e zikaltërve

Nëse studion fjalën Samir, gjen këtë: “Mik i bisedave të mbrëmjes”. Përkthimi letrar i emrit nga gjuha arabe, por edhe portretizimi i Handanoviçit, portier dhe me kohë të pjesshme këshilltar i shokëve të skuadrës. Një i tillë në kuadrat është ogur i mirë, për të qëndruar në maja në kampionat e Europë. Për t’u kuptuar: në këtë mënyrë edhe projektimi i së ardhmes mes trarëve bëhet një punë e vështirë, do shihet nëse do jetë i nevojshëm një titullar vitin e ardhshëm apo do mjaftojë një talent, në pritje që Handa të varë dorezat në gozhdë.

handanovic

ÇFARË SHIFRASH – Për momentin, gjithçka po ecën në rrugën e duhur. Pas gabimit në Torino, në javën e dytë të kësaj Serie A, slloveni ka rilindur. Një pjesë e madhe meritës për rrugëtimin madhështor në Champions është e tija, e 24 pritjeve të kryera në 4 ndeshje, 16 vetëm në dy sfidat kundër Barcelonës. Vetëm Borjan (Cervena Zvezda, 29) dhe Zoet (PSV, 25) në Europë kanë njollosur më shpesh dorezat se slloveni. Elozhet e Spaletit për fazën mbrojtëse janë gjithmonë të përshtatshme, edhe ato për dyshen De Vraj-Shkrinjar.

Por, nëse Interi ka mbrojtjen më të mirë të Serisë A (6 gola të pësuar) disa merita i shkojnë edhe Handanoviçit. Ka dy tregues të tjerë: sipas statistikave të “Opta”-s që krahasojnë golat e pësuar nga një skuadër në raport me rastet e rrezikshme në disfavor, zbulohet që Interi është skuadra e dytë më e dobët e kampionatit pas Parmës, pra do të thotë që skuadra e Spaletit u lejon kundërshtarëve më shumë se një rast. Pra: diferencën e bën Handanoviç. Diskutimi nuk ndryshon as nëse zgjerohet në pesë kampionatet kryesore të Europës: slloveni është për nga rendimenti më i miri në absolut, në raportin mes pritjeve dhe golave të pësuar ndodhet në kuotën 83,33%, domethënë pëson më pak se dy gola çdo 10 goditje që Interi pëson në portë.

Capture

ALTERNATIVAT – E thënë kështu, vjen të mendosh se përse Interi duhet të shohë në merkato për atë rol. Klubi duhet të vendosë nëse do monitorojë një portier si zëvendësues të sllovenit, pra një titullar: në këtë aspekt po ndiqen Alfons Areola, 25 vjeç, i cili te PSG-ja po vuan “hijen” e Bufonit dhe ndoshta edhe për këtë arsye nuk po rinovon. Ose: të transferojë Alesio Kranjon, 24 vjeç, nga Kaljari. Gjithçka do varet nga rendimenti i Handanoviçit.

Përgatiti: LEDIO NASE

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"