Hamiti dhe Koçi, arbitrat e parë të shpallur “non grata” për këtë sezon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 28, 2021 | 0:08

Hamiti dhe Koçi, arbitrat e parë të shpallur “non grata” për këtë sezon

Kategoria Superiore është kthyer në “orgjinë” sa u përket kontestimeve ndaj gjykimeve, ndonëse në këtë sezon është aplikuar sistemi VAR, që i ka shpëtuar në disa raste “xhaketat e zeza”.

HAMITI

Në përfundim të javës së fundit, Eldorian Hamiti dhe Andi  Koçi janë shpallur “non grata” nga dy ekipe që humbjet respektive ua kanë faturuar atyre. Hamiti në fushë dhe Meta në VAR janë kontestuar publikisht nga drejtori i Partizanit, Olsi Rama. Ndërsa trajneri Ilir Daja ka pohuar se do t’i kërkojë klubit që gjyqtari lezhjan të mos e gjykojë më në vijim Partizanin.

Në një linjë ka qenë edhe trajneri Migen Memelli, i cili humbjen e Skënderbeut i ka faturuar gjyqtarit Andi Koçi, që e ka shpallur të padëshiruar, si dhe mungesës së sistemit VAR. Edhe rrogozhinasit e kanë kontestuar gjykimin, ku trajneri Magani ka thënë se arbitri Bastari nuk ka drejtuar asnjë ndeshje në Superiore.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"