Hamilton shumë më i shpejtë se Fetel, shiu është “ters” për pilotët e Ferrarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2018 | 19:24

Hamilton shumë më i shpejtë se Fetel, shiu është “ters” për pilotët e Ferrarit

Duket se tashmë diferencat midis Hamitlonit dhe Sebastian Fetel sa vijnë dhe shtohen. Edhe pse Ferrari në këtë sezon ka pasur një makinë më të mirë se Mercedes, përsëri Hamilton arrin të bëjë diferencën përballë gjermanit Fetel. Ditën e sotme në provat e lira për “Çmimin e Madh të Amerikës” Hamilton ishte ai që vendosi kohën më të mirë me 1’47’’502 në një garë ku gjatë gjithë kohës shiu nuk pushoi së rëni.

hamilton

Në vendin e dytë u rendit shoku i tij i skuadrës, Valteri Botas. Ndërsa Ferrari ka zhgënjyer komplet duke zënë vendete e 5 dhe 6 me Fetel i cili ishte më i shpejtë se Raikonen. Ndërsa vendi i 3-të dhe i 4-t u zunë nga pilotët e Red Bull, Maks Vershtapen dhe Daniel Riçardo.

44375404_510645426066005_1192819530288594944_o

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"