Hamilton shpallet kampion bote, anglezi siguron titullin në Formula 1 dy javë para fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 29, 2017 | 22:02

Hamilton shpallet kampion bote, anglezi siguron titullin në Formula 1 dy javë para fundit

Maks Verstapen fitoi Çmimin e Madh të Meksikës, por me pikët e marra në vendin e 9-të, ku mbylli këtë garë, Ljuis Hamilton është shpallur matematikisht kampion bote në vitin 2017 në Formula 1.

hamilton

Gara nisi spektakolare kur mes Vetelit, Verstapenit dhe Hamiltonit pati kontakte, por makinat e Ferrarit dhe Mercedesit u detyruan që të rinisen nga fundi prej dëmtimeve në makinë. Vetel e mbylli në vendin e katërt, por tashmë matematika e ka shpallur zyrtarisht Hamiltonin kampion bote.

Tashmë Hamilton numëron 4 tituj të fituar, po aq sa edhe rivali i tij Sebastian Vetel. Dy çmimet e tjera të mëdha që kanë mbetur për tu zhvilluar, janë ai i Brazilit dhe i Abu Dabit. Një javë më parë, Mercedezi pati siguruar edhe titullin kampion për konstruktorë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"