Hamilton nuk njeh rivalë në Singapor, zhgënjen Sebastian Fetel

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2018 | 16:52

Hamilton nuk njeh rivalë në Singapor, zhgënjen Sebastian Fetel

Lewis Hamilton triumfon në Çmimin e Madh të Singaporit dhe e çon në +40 pikë diferencën me Vettelin në renditjen e përgjithshme të Botërorit të Formula 1. Piloti britanik i Mercedesit e manaxhoi në perfeksion “pole position” e fituar një ditë më parë, në provat zyrtare, ndërsa gjermani i Ferrarit duhet të kënaqet me shkallën e tretë të podiumit, duke ruajtur në fund pozicionin e nisjes.

deshgfas

Në Singapor u zhvillua një garë pa shumë emocione me Max Verstappen që e kaloi i dyti vijën e finishit. Valteri Bottas u rendit i katërti para Raikkonen dhe Ricciardos. 10-shen më të mirë e kompletojnë Alonso, Sainz, Leclerc dhe Hulkenberg.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"