Hamilton leksion Ferrarit, britaniku siguron “pole position” në Brazil

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2018 | 19:42

Hamilton leksion Ferrarit, britaniku siguron “pole position” në Brazil

Luis Hamilton vazhdon të korrë suksese në Formula 1. Britaniku edhe pse e ka hipotekuar titullin kampion bote për këtë sezon përsëri nuk ndalet. Edhe në provat zyrtare të sonte të zhvilluara në Interlagos, ai arriti që të siguronte “pole position”.

Hamilton

Madje sot ai ka vendosur edhe një rekord në këtë pistë duke vendosur kohën 1’07’’281 dhe duke lënë kështu pas kundërshtarin e tij të Ferrarit, Sebastian Fetel. Ndërsa në vendin e tretë  rendit piloti tjetër i Mercedesit, Valteri Botas. Kujtojmë se gara do të zhvillohet ditën e nesërme dhe do të jetë e parafundit për këtë sezon.

46008148_520782685052279_6456178505586573312_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"