Hamilton i pandalshëm, siguron “pole position” edhe në Singapor. Zhgënjen Ferrari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2018 | 16:43

Hamilton i pandalshëm, siguron “pole position” edhe në Singapor. Zhgënjen Ferrari

Ljuis Hamilton, ka treguar edhe një herë klasin që e karakterizon në Formula 1, duke siguruar vendin e parë për garën që do të zhvillohet nesër në Çmimin e Madh të Singaporit. Në pistën e Marina Bay, britaniku siguroi vendin e parë me kohën 1 minutë, 36 sekonda e 15 të qindtat.

hamilton

Nga pas, ndjek Maks Verstapen i Red Bullit, ndërkohë që vetëm vendi i tretë dhe i katërt, për kokëkuqet e Vetel dhe Raikonen. Duke parë që pista e Singaporit është e ngushtë, nuk priten shumë parakalime, dhe kundërshtarët do e kenë të vështirë të rivalizojnë me Hamilton, në garën që nis nesër nga ora 14:10.

41776449_2695266053832672_2505705257883926528_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"