Hamilton i pa kapshëm në Francë, britaniku siguron “pole position”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2018 | 18:13

Hamilton i pa kapshëm në Francë, britaniku siguron “pole position”

Ljuis Hemilton ia doli të sigurojë vendin e parë për nisjen në garën e nesërme, për Çmimin e Madh të Francës. Britaniku mori kështu pole-position e tretë sezonal, teksa mbylli xhiron më të mirë në kohën e 1 minutëm 30 sekonda dhe 29 të mijtat.

hamilton

Pas vetes, ai la shokun e skuadrës, Valteri Botas, i cili ishte 118 të mijtat më i ngadaltë. Pas tyre vijnë Vetel dhe Verstapen. Vetëm vendi i pestë për Daniel Riçardon, ndërsa i gjashti do të niset Kimi Raikonen. Çmimi i Madh i Francës, nis nesër në orën 16:10.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"