Hames Rodrigez dëmtohet, “preket” aktorja e filmave pornografikë. Ja çfarë shkruan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 30, 2020 | 16:03

Hames Rodrigez dëmtohet, “preket” aktorja e filmave pornografikë. Ja çfarë shkruan

Hames Rodrigez pësoi një dëmtim të testikujt në derbin Everton-Liverpul pas një përplasjeje me Virxhil Van Dajkun dhe nuk ka qenë në formë për skuadrën e Karlo Ançelotit prej 17 tetorit. Mesfushori kolumbian, i cili luajti gjatë ndeshjes kundër Sauthemptonit fundjavën e shkuar ka pësuar një hematomë gjatë ndërhyrjes së qendërmbrojtësit të Liverpulit dhe sipas mediave kolumbiane është duke u trajtuar me një makineri speciale me presion.

_114277150_jamesrodriguez

Duke qenë se nuk mund të përdoret akull në një zonë delikate, ai po përdor pajisjen “NormTec” për të shmangur përhapjen e hematomës. Kjo teknologji funksionon duke masazhuar këmbët përmes ajrit të presuar për të përmirësuar qarkullimin e gjakut. Rodrigez postoi edhe një foto gjatë trajtimit, ku ai ndodhej i shtrirë në divanin e shtëpisë së tij gjatë fundjavës. Ai dëmtim e la ish-talentin e Realit në dyshim për t’u aktivizuar ndaj Sauthemptonit javën e shkuar, por arriti të luajë gjatë gjithë 90 minutave.

Megjithatë, Ançeloti do ta vlerësojë sërish gjendjen e tij përpara ndeshjes kundër Njukasëllit ditën e diel. 29-vjeçari është shndërruar në një prej liderëve të skuadrës së Evertonit që kur u transferua nga “Bernabeu” këtë verë për 20 milionë paund. Në “Goodison Park”, kolumbiani ka shënuar 3 gola dhe ka dhuruar katër asiste në 7 ndeshjet e deritanishme.

Për dëmtimin e kolumbianit ka reaguar edhe aktorja e filmave pornografikë, Kendra Lust, e cila në një lajm për dëmtimin e lojtarit ka shkruar: “Oh mos! Shpresoj që të jesh mirë”. Kujtojmë se aktorja e ka shfaqur hapur, se me Hames Rodrigezin janë miq të afërt.

hames kendra

A91A8CAA-7ED1-453C-8483-657EF99395047A6EF6A9-452D-4FD8-A441-EC246E1DD5E36C519516-71A1-4713-BA2F-511C42D15C72

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"