Hamburgu nuk e do më, Mavraj drejt largimit. Lajmin e konfirmon trajneri i gjermanëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2018 | 20:06

Hamburgu nuk e do më, Mavraj drejt largimit. Lajmin e konfirmon trajneri i gjermanëve

Trajneri i Hamburgut, Kristian Titz, ka njoftuar ndryshime të tjera në skuadrën gjermane, pas rënies nga kategoria. Kontratat e Nikolai Myler dhe Denis Dikmeier skadojnë kët ëverë, ndërsa edhe mbrojtësi Qiriakos Papadopulos mund të largohet nga ekipi.

Mavraj

Por, trajneri Titz ka pasur edhe një koment për një prishje të kontratës të mundshme me Mavrajn.

Mavraj i cili e pati vendin në stol pjesën e dytë të sezonit, por edhe tek ekipi i dytë, duket se nuk është më në planet e trajnerit. Kontrata me të mund të zgjidhet nga të dyja palët, dhe Mavraj mund të ndryshojë ekip. Janë mediat gjermane që konfirmojnë lajmin e botuar ekskluzivisht ditë më parë nga “Panorama Sport”, se Mavraj mund të ketë si destinacion të ardhshëm Turqinë, pranë Fenerbahçes ku flitet se mund të përfitojë 1.8 milionë euro në sezon, pse jo edhe Arabinë Saudite.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"