Hamburgu ndal serinë e humbjeve, por nuk i largohet zonës së ftohtë (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 7, 2017 | 17:47

Hamburgu ndal serinë e humbjeve, por nuk i largohet zonës së ftohtë (Video)

Hamburgu i ka dhënë fund serisë së rezultateve negative dhe pas tre humbjesh radhazi, skuadra e Mërgim Mavrajt ka arritur të marrë një barazim, i cili gjithsesi e mban ende në zonën e rrezikshme të klasifikimit të Bundesligës.

mavraj bundesliga

Skuadra e mbrojtësit shqiptar luante ndaj rivalit direkt në klasifikim, Maincit, me të cilin ndan të njëjtën kuotë pikësh. Por për momentin golavarazhi mban Hamburgun në vendin e 16, i cili aktualisht mund ta dërgojë në play-off për mbijetesën.

Frika për të mos pësuar ka ndikuar ndjeshëm ndeshjen, pasi skuadrat kanë prodhuar pak raste për t’u shënuar dhe rrallëherë shihej ndonjë gjuajtje në portë. Gjithsesi, në fund më të lumtur ishin miqtë që siguruan këtë pikë në transfertë dhe për momentin janë jashtë rrezikut, ndërsa lufta për qëndrimin në Bundesligë do të vazhdojë edhe në dy javët e mbetura të kampionatit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"