Hamburgu i Mavrajt në kaos, shkarkon trajnerin pas 7 javësh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 13, 2018 | 15:40

Hamburgu i Mavrajt në kaos, shkarkon trajnerin pas 7 javësh

Humbja 6-0 ndaj Bajernit në sfidën e fundit të Bundesligës gjermane, u ka vënë kapak të gjithë problemeve që ka skuadra e Hamburgut. Si të mos mjaftonte situata e vështirë në tabelën e klasifikimit, ku mbijetesa bëhet gjithnjë e më e pamundur, për ekipin e qendërmbrojtësit të Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj, tashmë situata mund të quhet kaotike.

Trajneri

Së pari, për shkak se dy ditë më parë pranë qendrës stërvitore, ultrasit kishin kërcënuar me jetë lojtarët dhe drejtuesit, të cilët i kishin paralajmëruar me një banderolë me përmbajtje të rëndë si dhe me disa kryqe varresh.

Dje, skuadra ka shkarkuar edhe trajnerin Bernd Holerbah. Ky i fundit, ka qëndruar vetëm 7 javë në krye të ekipit, pa arritur që të përmirësojë situatën. Trajneri i ekipit të të rinjve do të drejtojë Hamburgun në vazhdim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"