Hallaçin e bindi një nigerian në Kupë: Do jetë lojtar kyç për të ardhmen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2023 | 17:15

Hallaçin e bindi një nigerian në Kupë: Do jetë lojtar kyç për të ardhmen

Trajneri i Kukësit, Rraman Hallaçi, në fund të ndeshjes foli për sfidën e Kupës që verilindorët barazuan pa gola ndaj Apolonisë.

Hallaci Kukesi

“Të them të drejtën erdhëm për të triumfuar në Fier pavarësisht se dolëm barazim në fund. Kjo edhe për meritë të kundërshtarit që na hapi mjaftueshëm probleme sidomos në pjesën e parë. Ne nuk ishim aspak të qartë e aq më pak të rrezikshëm, ndërsa Apolonia pati dy mundësi të arta për gol.

U vumë shumë në vështirësi, por situata jonë ndryshoi ndjeshëm në pjesën e dytë. Dua të veçoj lojtarin nigerian Momoh që e kemi marrë nga U-21. Ishte ndeshja debutuese me ekipin e parë, por bëri një ndeshje perfekte në të dyja fazat. Personalisht mendoj që me këtë test që kaloi, ne e kemi fituar këtë lojtar kyç për të ardhmen.

Na duhet të bëjmë kujdes në ndeshjen e kthimit dhe të mos harrojmë se çdo ndeshje ka rëndësinë e vet. Sigurisht që Kupa është një objektiv, por objektivi ynë i parë është kampionati. Në fundjavë kemi një ndeshje të rëndësishme me Erzenin dhe duke qenë se në tri ndeshjet e fundit skuadra kuksiane nuk ka humbur, uroj dhe shpresoj shumë që të vazhdojmë me rezultatet pozitive”, u shpreh Hallaçi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"