Hallaçi: Vllaznia m’u duk e vetëkënaqur, ja cili ishte çelësi i suksesit të Kukësit. Teuta për mbijetesë, papritur u shfaq pretendente

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 24, 2021 | 23:14

Hallaçi: Vllaznia m’u duk e vetëkënaqur, ja cili ishte çelësi i suksesit të Kukësit. Teuta për mbijetesë, papritur u shfaq pretendente

Rrahmani Hallaçi e ka cilësuar fitoren e Kukësit sot ndaj Vllaznisë si shumë të merituar. Ish-kapiteni i verilindorëve, tashëm pjesë e stafit teknik, ka treguar në “Sport News Plus” atë që është edhe pika kyçe e suksesit të ekipit të drejtuar nga Longo.

hallaci

“Në sezonin që kaluam patëm pak vështirësi. E kemi thënë që kemi pas pak lëvizje në merkato, edhe këtë vit kemi patur. Kanë ardhur lojtarë cilësorë dhe të rinj me perspektivë. Është një skuadër që po rivalizon denjësisht, e pamë edhe sot. Vllaznia ka kualitete dhe kur shohim që Kukësi ka diçka më shumë, është ndryshe dhe patjetër do të jetë në garë për kreun, Vllaznia nuk shfrytëzoi rastet në fillim, mbrojtësit e Kukësit duhej të ishin të vëmendshëm në ato momente. Peposhi nuk është mbrojtës, por ka mbajtur Latifin, ishte çelësi i suksesit se nuk është e lehtë të mbash Latifin. Edhe Tafas ishte në gjendje të mirë e shpëtoi skuadrën

Duke parë Vllazninë, ajo bëri ndeshje të mirë me Dinamon dhe m;u duke e vetëkënaqur. Por Kukësi është mirë organizuar, ka një trajner të huaj që po kuptohet dalëngadalë me lojtarët.

Teuta në vitet e fundit ka qenë për të mos rënë nga kategoria, por tani e shohim që papritur ajo është pretendente dhe fituese. Këtë kampionat do të jenë shumë rivale, por është herët për të thënë se kush do të pretendoje për titullin”, tha Hallaçi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"