Hallaçi rikthen të pezulluarin, Kastrioti me dy mungesa! Ja si pritet të rreshtohen ekipet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 23, 2023 | 9:37

Hallaçi rikthen të pezulluarin, Kastrioti me dy mungesa! Ja si pritet të rreshtohen ekipet

Kastrioti do të presë Kukësin në “Elbasan Arena” për ndeshjen e javës së 30 të “Abissnet Superiore”. Dy skuadrat kanë detyrim fitoren për të qëndruar në Superiore, megjithatë të dyja ekipet do të vuajnë nga mungesat.

kastrioti kukes

Në ndeshjen që Kastrioti do të luajë të dielën në orën 15:00 në stadiumin “Elbasan Arena”, ku do të luajë si pritës ndaj Kukësit, trajneri Çela nuk do të ketë të gatshëm dy titullarë. Bëhet fjalë për mbrojtësin Eneid Kodra dhe mesfushorin Olaulae Onanuga, të cilët vijnë pas ndëshkimeve me kartonë të kuq dhe të verdhë në takimin ndaj Bylisit në mesjavë dhe janë të detyruar të mungojnë kundër Kukësit.

Kjo e detyron trajnerin Çela të bëjë zgjedhje të tjera për formacionin. Në vend të Kodrës pritet të aktivizohet Zogaj, ndërkohë që Xhuljo Mehmeti me shumë mundësi do të aktivizohet në vend të Onanugës. Pas asaj humbjeje ndaj Bylisit, ku skuadra nuk dha asnjë sinjal pozitiv, trajneri Çela, pavarësisht kohës së shkurtër në dispozicion, po tenton të rikuperojë ekipin fizikisht, por edhe psikologjikisht, pasi tashmë mbijetesa duket akoma më e vështirë se më parë.

Sakaq, Kukësi nuk do të ketë të gatshëm për një periudhë gati 10-ditore edhe mesfushorin mauritanez, Abdu Mbarak, i cili ka pësuar një dëmtim. Ai mungoi edhe në ndeshjen me Vllazninë të dielën dhe me shumë gjasa do të humbë edhe atë me Kastriotin në “Elbasan Arena”. Një mungesë e rëndësishme, duke njohur cilësitë e mesfushorit para mbrojtjes. Nga ana tjetër, pjesa tjetër e ekipit do të jenë të gatshëm, teksa Hallaçi pritet ta nisë me rreshtimin 4-2-3-1, me Rashitin në majë të sulmit dhe Barbosës, që në versionin më të mirë do ta nisë nga stoli. Në ditët e fundit sulmuesi është dërguar të stërvitet tek ekipi U-21, si masë ndëshkimore për sjelljen jokorrekte.

Formacionet e mundshme:

Kastrioti: Sali, Zogaj, A. Selmani, Stojanoviç, Rami, MEhmeti, Karakaçi, hasani, Mihana, Greca, Ajazi
Trajner. Emiljano Çela

Kukësi: Tafas, Lamçe, Ebert, Bytyçi, Ndreca, Momoh, Sh. Taipi, Basha, Ousu, Gj. Taipi, Rashiti
Trajner. Rraman Hallaçi

formacioniett

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"