Hallaçi, mes Kamzës e Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2012 | 11:00

Hallaçi, mes Kamzës e Kukësit

Kukësi e ka nisur fazën përgatitore me një miqësore, teksa është përballur me Dinamon. Blutë, të cilët ishin tërësisht me të rinj, kanë kaluar të parët në avantazh, por kanë qenë kuksianët ata që kanë barazuar në minutën e 30-të me anë të Julian Molos. Në këtë ndeshje, trajneri Berberi ka provuar dhe dy prurje të reja, Memishin e Teutës së Durrësit dhe Lenën nga Gramozi. Të dy lojtarët janë aktivizuar që në minutën e parë të lojës. Ndërkohë, për prurjen tjetër të mundshme, Hallaçin, nuk do të ketë provë në lojë, por thjesht rënia në ujdi për pagesat e lojtarit me klubin, pse jo dhe zgjidhja e kontratës me Kamzën. Mirëpo Hallaçi zyrtarisht vijon të jetë “kamzali” dhe ardhja e tij në Kukës ende mbetet dëshirë e dy palëve.
J.Hallaçi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"