Hallaçi: Detyra jonë të fitojmë ndaj Flamurtarit
Rrahman Hallaçi ka analizuar humbjen 1-0 të pësuar në “Qemal Stafa” ndaj Partizanit.Në një prononcim për Super Sport ish kapiteni i kuksjanëve është në të njëjtin mendin siç dhe trajneri Duro, ku theksojnë se gjykimi ishte në favorin e të kuqve.
“Ne kemi bërë punën tonë në fushë, kemi zhvilluar ndeshje të mira, por na ka munguar rezultati. Nuk dua të justifikohem, por kur janë 2-3 penallti dhe nuk jepet asnjë, atëherë ka gjëra që nuk shkojnë.
Ndaj Flamurtarit
“Nuk merrem fare me statistikat, në fushën tonë duhet të fitojmë dhe unë jam i bindur se do ta arrijmë. Flamurtari është një skuadër shumë e fortë dhe që ka bërë blerje të rëndësishme në janar, por ne kemi objektivat tona në kampionat”.
Objektivi
“6 pikë nuk janë pak por as shumë, sepse janë edhe shumë ndeshje për t’u luajtur. Vendi i tretë është objektivi ynë në kampionat dhe do të bëjmë gjithçka për ta arritur”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"