Halili-Ze Maria në “shtesë”, tjetër takim të hënën. Vazhdojnë negociatat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2018 | 21:04

Halili-Ze Maria në “shtesë”, tjetër takim të hënën. Vazhdojnë negociatat

Refik Halili takon Ze Marian. Ashtu sikundër pritej, edhe ndodhi. Presidenti priti dje në mëngjes në “selinë” e tij trajnerin për të folur për të ardhmen. Edhe pse u diskutua gjerësisht për vazhdimin ose jo të bashkëpunimit, duhet thënë se ende nuk gjetën akordin final. Kjo histori, shkon përfundimisht në… “shtesë”. Mësohet se të hënën pasdite, palët kanë rezervuar një tjetër takim.

halili ze maria

Ata do të ulen për të biseduar me shpresën që këtë herë mund të marrin fund edhe dilemat e mëdha. Duhet thënë që tekniku ka menduar që nga Shqipëria të largohet të mërkurën për të nisur zyrtarisht pushimet e verës, megjithatë para se të shijojë diellin dhe plazhin, me patjetër do të më- sojë nëse do i duhet të presë biletën vajtje-ardhje, por vetëm… vajtje.

Edhe pse Hoze Marselo Ferreira është nën kontratë me bardheblutë, të paktën një gjë të tillë e konfirmoi edhe vetë presidenti Halili në daljen e tij të fundit për “Panorama Sport”, e ardhmja e tij varet nga ky takim. Ai firmosi marrëveshje 1+1 në qershorin e 2017-ës, por me mbylljen e sezonit të parë, palët duhet të gjejnë dakordësinë për disa terma që janë të specifikuara qartë në kontratë. Dhe +1 bëhet aktiv vetëm nëse të dyja palët gjejnë gjuhën e përbashkët për të vijuar projektin. Situata duket tejet e koklavitur aktualisht. Në moment të krijohet përshtypja se shanset që Ze Maria të jetë trajner janë realisht të mëdha, ndërsa në të tjera peshorja anon nga “divorci”.

Që raportet nuk janë në harmoni të plotë, kjo duket qartazi. Nëse gjithçka do ishte në rrugën e duhur, klubi do ta kishte rikonfirmuar direkt brazilianin si pjesë të projektit për elitën. Por, derisa kjo nuk ka ndodhur pikëpyetjet shtohen. Megjithatë, tashmë nuk mbetet gjë tjetër veçse të presim të hënën për të mësuar të ardhmen e Ze Marias. Një gjë është e sigurt në këtë histori, që Tirana pretendon që të rikthehet në Kategorinë Superiore për pretendime madhore.

ADELA MERKO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"