Halili, “ultimatum” për nëntë pikë/ Presidenti i vë objektiv skuadrës tri ndeshjet e para

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2021 | 9:36

Halili, “ultimatum” për nëntë pikë/ Presidenti i vë objektiv skuadrës tri ndeshjet e para

Tirana duhet të marrë nëntë pikë në tri ndeshje, që të kënaqë presidentin Refik Halili, tifozët bardheblu dhe të nisë turin e forcës me pikë të plota.

Halili

Ky është objektivi që i ka vënë skuadrës si fillim numri një i bardhebluve. Presidenti Halili, duke parë kalendarin, ka kërkuar nga ekipi të mos bëjë asnjë gabim tri javët e para të Superiores. Shehi, në fakt, i ka futur në xhep tri pikët e para me Skënderbeun.

Duhet të fitojë këtë javë të dytë me Egnatian, ndeshje që luhet sërish në shtëpi dhe në javën e tretë do të luajë në Kamzë kundër Kastriotit. Gjashtë pikët e mbetura janë më se të arritshme nga bardheblutë që në javën e katërt e në vazhdim nisin takimet e vështira. Bardheblutë nuk duan të humbasin pikë me tri skuadrat më të dobëta të kampionatit, ndërsa gjashtë ekipet e tjera konsiderohen shumë të forta.

“FERRI” – Pas ndeshjes me Kastriotin dhe dy takimeve të Kupës me Shkumbinin, Tirana pret gjashtë rrathët e “ferrit”. Si fillim luan me Laçin në shtëpinë e vet. Më pas udhëton në Durrës për të luajtur me kampionët e Shqipërisë, vazhdon me Partizanin, udhëton drejt Shkodrës, luan me Dinamon brenda dhe në fund përballet me Kukësin. Të gjashta ndeshjet janë pa dyshim shumë të vështira në statistika.

STATISTIKAT – Sezonin e shkuar tri ndeshjet e para Tirana shkoi shumë keq. Në ndeshjen hapëse të kampionatit 2020-2021 mundi Kukësin, por më pas në tri javë grumbulloi vetëm 3 pikë, duke larguar një trajner. Në fund të fazës së parë, Tirana kishte vetëm 13 pikë me një mesatare më pak se 1.5 pikë për ndeshje. Në fund pikët e lëna fazën e parë dhe të dytë ndikuan në objektivat e bardhebluve që nuk u kualifikuan dot në Europë.

Tirana

NISJA – Si asnjëherë tjetër këto 13 sezonet e fundit, Tirana nuk e ka nisur kaq mirë. Ka fituar edhe ndeshje 3-0 si në sezonin e titullit ndaj Luftëtarit, por kurrë skuadra bardheblu nuk e niste kampionatin me katër gola të shënu ar, të paktën 13 javët e para këto 13 sezonet e fundit. Bardheblutë ia kanë nisur shumë mirë.

Një tjetër e dhënë interesante nga java e parë është fakti se bardheblutë kanë fituar dy kampionatet e fundit në ndeshjen hapëse të sezonit. Kujtojmë që bardheblutë këtë sezon kanë ndryshuar ekip dhe kërkojnë me çdo kusht titullin e 26-të në Superiore.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"