Halili pritet të hapë “thesin”, gati superpremio për Tiranën në rast fitoreje në derbi ndaj Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2021 | 9:50

Halili pritet të hapë “thesin”, gati superpremio për Tiranën në rast fitoreje në derbi ndaj Partizanit

Nuk ka derbi pa premio te Tirana. Skuadra bardheblu është njoftuar nga drejtuesit se skuadra do të shpërblehet për sfidën me Teutën.

TIRANA

Gjithsesi, presidenti Refik Halili nuk e ka lënë me kaq. Ai ka premtuar një bonus tjetër nëse skuadra fiton edhe me Partizanin. Nuk bëhet e ditur shuma që do të japë Halili nëse bardheblutë fitojnë derbin.

Mësohet se bonusi do të jetë i madh dhe do të rritet nëse bardheblutë vazhdojnë fitoret. Zakonisht, gjithmonë presidenti i Tiranës ka ofruar shpërblime për derbin dhe ndeshje të tjera.

Vetëm në sezonin e titullit, çdo lojtar titullar mori 14 milionë lekë premio të dhëna nga Tirana. Jo vetëm kaq, presidenti i Tiranës vjet ofroi në tavolinë 200 mijë euro nëse skuadra fitonte titullin dhe 100 mijë euro nëse kualifikohej në Europë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"