Halili pranon dështimin në merkato: Futbollistët treguan se dinë të luajnë… pjesërisht

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 28, 2017 | 22:49

Halili pranon dështimin në merkato: Futbollistët treguan se dinë të luajnë… pjesërisht

Presidenti i Tiranës, Refik Halili, në mënyrë indirekte ka pranuar dështimin në merkato me futbollistët e sulmit. Në një prononcim të shpejtë për “Gol pas Goli” menjëherë pas derbit të humbur 2-1 ndaj Partizanit, kreu i bardhebluve theksoi se problemet e skuadrës janë te pjesa e majës së sulmit. Halili përsëriti edhe një herë akuzat ndaj mediave, të cilat, sipas tij, e sulmojnë qëllimisht Tiranën.

Halili

Prononcimi i Refik Halilit:

“Derbi nuk është kthyer në makth për ne. Problemet tona mendoj se janë te pjesa e majës së sulmit. Nuk kemi pasur fat që të bëjmë goditje në shenjë. Menduam që do të ishin lojtarë të mirë, por mendoj që aty kemi pak probleme. Megjithatë derbi është derbi, çfarëdo gjendje që të ketë skuadra. Them se çunat luajtën mirë, rëndësi ka që ata tregojnë se dinë të luajnë futboll… pjesërisht.

Kemi edhe lojtarë shumë të mirë kontingjent dhe shpresoj të bëjmë më mirë në ndeshjet në vazhdim e ta mbyllim kampionatin duke mos rrezikuar rënien. Këtë na e keni ndjellë ju mediat, që para dhjetë ndeshjesh thoshit se Tirana rrezikon. Ka një gjë paksa me dashje, në përgjithësi ka goditje shumë të mëdha ndaj klubit. Unë e di që këto që po them unë ju do t’i hiqni. Për sezonin e ardhshëm është shumë herët të flasim. Ne kemi një dyndje sulmesh të rrezikshme, të mirorganizuar, me krime ekonomike, me gjëra… luftë e hapur kundra meje. Për vitin e ardhshëm shikojmë, kësmet…”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"