Halili pas thirrjes në Komisionin e Etikës: Tirana nuk ka gisht në ndeshjen me Bylisin, e di Zoti nëse jam i bardhë!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2020 | 15:27

Halili pas thirrjes në Komisionin e Etikës: Tirana nuk ka gisht në ndeshjen me Bylisin, e di Zoti nëse jam i bardhë!

Presidenti i Tiranës Refik Halili u shpreh për mediat se klubi bardheblu nuk ka dorë në fiksimin e rezultatit të takimit të parë të gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë me Bylisin, e cila përfundoi 2-1 për ballshiotët.
halili
Pasi doli nga Komisioni i Etikës, i cili e thirri për t’u shprehur në lidhje me dyshimet se rezultati i ndeshjes ishte i fiksuar, Halili shtoi se mirëpret çdo veprim të FSHF-së në lidhje me takimin.

“Shiko, u paraqita në Komision. Çfarë kisha për të thënë, i thashë të gjitha. Do të sjell një deklaratë me shkrim të të gjitha gjërave që kam thënë. Pyesni Komisionin.

Absolutisht, jo nuk pres dënim për Tiranën.

Unë nuk e di se çfarë do të bëjë UEFA. 80% e shqiptarëve i shikojnë ndeshjet që fiksohen nga bastet dhe e kuptojnë. Nëse ka ndonjë dyshim që është përfshirë klubi i Tiranës, në këtë gjë, nuk më krijon asnjë problem, le të veprojnë.

Unë flas për veten time, për stafin, për klubin. Nëse ka ndonjë individ të përfshirë, nuk mund ta gjej dot.

Ëshëte pjesë e lojës, janë rregullat e Federatës. Nëse më duhet të thirrem për diçka, jam i detyruar të paraqitem. Federata bëri mirë që thirri. Për mua dhe ne që merremi me sport, kur federata shikon ndonjë shkelje dhe duhet të marrë masa, bën mirë. Nuk e çuan dot deri në fund ashtu si donin. Nuk ndodhi ashtu si dëshironin ata.

Klubi jonë nuk është i përfshirë, kemi bërë një kampionat model. Kemi sakrifikuar të gjithë, kemi kryer shpenzime. Kemi qenë ndoshta klubi më i rregullt, i kampionatit. Do të respektojmë garën deri në fund. Besoj se Komisioni ka njerëz aq të zotë që nëse shikon shkelje të veprojë. Unë kam thënë në daljet e mia që ‘mund’. Nuk jam njeri pa gjak, mbase jam i rrëmbyer. Nuk pranoj të më cënojë njeri kur jam i bardhë. Se sa jam i bardhë e di Allahu”, përfundoi Halili.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"