Halili nuk mungon në stërvitjen e Tiranës. Fjalim para skuadrës dhe takim me dy lojtarë bardheblu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 11, 2022 | 10:25

Halili nuk mungon në stërvitjen e Tiranës. Fjalim para skuadrës dhe takim me dy lojtarë bardheblu

Refik Halili i ka qëndruar shumë pranë skuadrës këto kohë. Edhe dje ai është paraqitur në “Skënder Halili” për të biseduar me trajnerin Orges Shehi. Më pas, për më shumë se 20 minuta, Halili diskutoi me ekipin për situatën brenda grupit dhe çfarë pritet nga skuadra bardheblu në nisje të këtij sezoni.

REFIK HALILI TEFIK OSMANI

Halili foli për objektivat, por edhe punët e përditshme që shqetësojnë lojtarë të veçantë. Më pas presidenti ndoqi gjithë stërvitjen, duke qenë i vëmendshëm për të gjitha veprimet e lojtarëve.

Edhe në fund të stërvitjes Halili u pa të diskutonte me Najdovskin dhe Bekajn, dy nga lojtarët kryesorë të skuadrës bardheblu. Prej sfidës me Dudelanzhin, Halili u ka qëndruar shumë pranë bardhebluve.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"