Halili me tone të ashpra: Nga sot nuk e bëjnë dot gazetarët formacionin, ja e vërteta e divorcit me Ze Marian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2018 | 23:00

Halili me tone të ashpra: Nga sot nuk e bëjnë dot gazetarët formacionin, ja e vërteta e divorcit me Ze Marian

Tirana ka filluar konferencën e parashikuar për mediat ditën e djeshme në orën 12:00. I pranishëm në këtë konferencë është presidenti Refik Halili , por edhe trajneri Ze Maria. . . I pari që ka folur për një hyrje ka qenë presidenti Halili, i cili ka shpallur edhe mbylljen e kontratës me Ze Marian.

refiku

” Në këtë tavolinë në këtë stadium ne bëmë prezantimin e Ze Marias. Sot përfundimisht po bëjmë edhe mbylljen e asaj marrëveshje që kemi pasur. Pas kësaj do të flasë edhe vetë trajneri Ze Maria dhe pastaj do vazhdojmë më pyetjet.”

” Menduam bashkë me trajnerin që të bëjmë një konferencë bashkë. Sepse kemi një klub me histori të madhe dhe na takon të jemi të kujdesshëm me të gjithë stafin. Jam 80 % të ditës i angazhuar me Tiranën. Asnjë blerje nuk bëhet pa fjalënn time. Cdo gjë që bëhet në klub unë njoftohem dhe jap “Ok”. Jo se jam diktator, por është normale që një drejtues të dijë cdo gjë. Kishim një projekt që kemi vizituar shumë.”

“Ze Maria ka qenë shumë i angazhuar për të bërë shumë gjëra të mira. Ndoshta edhe te ekipi i iakademise. Kemi folur bashkarisht dhe kemi vendosur që të bëjmë disa rregullime. E kemi parë që përsëri akademia do terrene sportive dhe kishim në plan që të kapim cdo skuadër që luan me stemën e Tiranës dhe duhet pak ndihma për të mbrojtur stemën e klubi që mos ta përdorn te gjitghë. Ze Marai është profesionit dhe shumë korrekt. Nuk kemi pasur asnjë thyerje disiplinor. Kemi qenë korrekt me cdo aktivit, dhe në fund kemi arritur që të bjëmë këtë ndarje dhe kjo nuk ishte e mirë as për klubin. ”

“Do të ishte mirë që ta vazhdonim këtë por vetëm rezutlatet na detyrojnë ta bëjmë këtë. Javë pas jave kemi folur ku vetë trajneri ka kërkesat, ankesat për sa i përket pjesës së lojës. Për sa i përket informacionit që do media. Te unë del shumë kollaj informacioni pasi nuk kam pse ta mbaj fshehur. Kontratën e keni pasqyruar jo të sakta në përgjithësi, por nuk ka shumë rëndësi. Nuk na ka mbajtur fare pjesa ekonomike. Ze Maria ka qenë një njeri shumë korrekt, dhe tolerant. Kur u ngjitëm në Superiore ndërtuam një kontratë të re 2 vjeçare me të drejtë që klubi ka të drejtë që në vitin e dytë po të do e rinovon po të dojë jo. Kam vlerësuar shumë javët e fundit që Ze Maria vazhdonte dhe bënte për ta çuar këtë skuadër përpara.”

“Rezutlatet na detyrojnë që ta ndërpresim këtë bashkëpunim me shumë keqardhje. Tani do ta nisim nga fillimi përsëri. Për sa i përket çështjes financiare, kemi thënë fjalët tona dhe e kemi mbyllur për 5 minuta. Këtë nuk e bën asnjë. E bëri vetëm Ze Maria. Nesër do ua jap dhe dokument dhe të shikoni që këto gjëra janë të pastra dhe kështu siç thashë unë. Nuk e ka bërë kush, përveëse Ze Marias. Jam shumë i kënaqur dhe e falënderoj. Për emrin që ky ka, jam i bindur se do të eci. Kam qenë shumë i kujdesshëm se Ze Maria është një person i njohur në futboll.

Cilat kanë qenë problemet?

“Problemet kanë qenë të vogla. E rëndësishme është të mos ketë thyerje disiplinore. Për mua ka gjëra dhe këto janë brenda skuadrës. Nuk jam si ato të shërbimit që të jap informacion. Se çfarë ka në mëndje një futbollist dhe a do t’i bëjë dëm skuadrës, nuk mendoj se ka njeri që do ti bëjë keq skuadrës. ”

Jeni të kënaqur me merkaton?

Skuadra ka lojtarë shumë të mirë, por po vuajmë për një qendërsulmues. Duhet të kishim një më të mirë se këta që kemi. Ndërsa pjesa tjetër mendoj se janë lojtarët më të mirë të kampionatit. ”

Faji vetëm i trajnerit apo edhe i lojtarëve?

Ne kemi folur dhe me futbollistët dhe ua kemi treguar masat. Nuk është faji vetëm i stafit, por i klubit nga mua deri te punëtori i fundit. Pavarësisht se skuadra luan në fushë, dhe unë jo unë duhet të mbaj përgjegjësi. Por nuk kam në plan të dorëzohem, por të bëj më të mirën që ekipi të ecë përpara.

Trajneri i ri?

Do të flasin nesër, mendoj se do e kemi konfirmimin. Nesër mendoj se do ta këmi në fushe dhe do të jetë shqiptar. Pse disa ndryshime kaq të shpejta, Muça, daja.

Duhen të kenë pak me shumë kohë trajnerët?

“Sa herë që dalim nga një rezutlat që ne humbim, ka gazetarë që më pyesin për tifozët. Si tifozët tanë nuk kanë, në Shqipëri. Kam qenë shumë i kujdesshëm dhe nuk kam thënë ndonjëherë që të them se tifozët janë të këqij. Nën drejtimin tim janë larguar 7 trajner. Megjithatë pasyrojini si të doni. Largimi i trajnerëve, është vetëm për rezultatet. Ka ikur Ilir Daja dhe Mirel Josa. A nuk mund të pyetet Josa, Daja a ndërhyn Halili në formacion. Mund të pyesni dhe Ze Marian. Nga sot e tutje do të ndërhyj meqë skam ndërhyrë. Jo se do të bëj formacionin, por do të jem shumë i kënaqur. Nuk do ta lejoj që formacionin ta bëjnë gazetarët.”

“Dëgjojmë llafe në Shqipëri, te emisioni “Proçesi Sportiv” thanë pse nuk e ngre zërin klubi i Tiranës? Unë kam dëgjuar në shumë studio, nëse do ta ngre dhe unë zërin nuk do të ketë ndonjë fryt te Tirana. Nuk flasim për arbitra nuk ngacmojmë askënd, por në përgjithësi ne që po rrijmë urtë po e pësojmë. Kur u ngrejnë zërin edhe juve kur u kërcënojnë rrini pinc nuk flisni. Ndërsa kur vjen puna te Tirana flisni çfarë të doni. Ka trajnerë që bëjnë 2-3 gazetarë për vete dhe ua bëjnë ata formacionin.”

Ndeshja me Partizanin.

“Kaq vite pa rezultat. Në “Procesin Sportiv” flitej për mungesë organizimi. Nëse stadiumi jonë merr 8500 veta, kjo do të ishte ajo që ne nuk bëmë mirë?! Që nga 8500 hynë gati 9 mijë ose 10 mijë veta. Dhe nuk ka pasur asnjë goditje në stadium, dhe ky është një turp. Unë do të eci para. Nëse nuk i besoni mund t’i shikoni, ju i njihni trajnerët dhe mund t’i pyesni. Por nuk është mirë që domethënë, që ne organizojmë një ndeshje me 10 mijë veta dhe nuk ka asnjë incident kjo është një kënaqësin e madhe. Ju e dini se ajo ishte një gropë e madhe në mes të Tiranës, ndërsa sot ti dhe unë ulemi në stadium dhe shikojmë ndeshjen si zotëri. Unë nuk dua të flas për shifra.”

Objektivi i Tiranës?

“Jemi i vetëm klub, shikoni kontratat në Federatë kërkojmë që të bëjmë të pamundur që ne të kapim Kupat e Europës. Do të angazhoheni 100% me Tiranën.

Tirana do të ketë tjetër filozofi dhe një kundërpërgjigje ndaj padrejtësive dhe akuzave?

Nuk ka asnjë akuzë. Nëse bëhen akuza, juve u vjen çik keq. Më pyesni drejtpërdrejtë dhe u përgjigjem. Këto që thashë janë të vërteta. Impenjimi im do të jetë maksimal. Shpresoj që të vijnë rezutlate.”

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"