Refik Halili: Jam i tronditur, do të ketë revolucion te Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 14, 2016 | 13:25

Refik Halili: Jam i tronditur, do të ketë revolucion te Tirana

Refik Halili parala jmëron revolucion te Tirana për sezonin e ardhshëm. Gjatë intervistës së dhënë në “Ora skaner” të Gerti Çarçanit, presidenti ka rrëfyer gjithçka, duke filluar nga borxhet e stërzgjatura të klubit dhe për të kaluar te kriza e ekipit.

Psresidenti i Tiranes, Refik Halili dhe Prefekti i Tiranes, Sadi Vorpsi, gjate ndeshjes se futbollit, Partizani-Tirana, 2-0, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin Qemal Stafa, ne Tirane. /r/n/r/nPrefect, Sadi Vorpsi and President of Tirana, Refik Halili, during the Albanian Super League football match Partizani-Tirana, 2-0, at the Qemal Stafa stadium in Tirana.Ai pranon se derbi e ka tronditur dhe është totalisht i zhgënjyer nga lojtarët, por nuk dorëzohet dhe beson se Europa mund të arrihet. “Jam i tronditur! Jam realisht i shqetësuar nga rezultatet dhe nuk dua që ta anashkaloj këtë situatë.

Do bisedoj me drejtuesit, stafin që të zgjidhim ngërçin. Por gara është e gjatë, unë besoj se sërish me këtë grup do të rikthehemi dhe do të kapim Europën. Kukësi ishte 8 pikë larg nesh dhe tani është +4. Por mund ta pranoj se nëse nuk arrihet ky objektiv, do të jetë disfatë, edhe në aspektin financiar”.

Sulmi frontal

Është ndier i sulmuar pas derbit, teksa një pjesë e mirë ia faturuan atij rezultatin. Por e thotë hapur se kjo ka ndikuar edhe pozitivisht, pasi sipas tij Bashkia e mori vesh rëndësinë e Tiranës dhe ndoshta tani do të respektojë kontratën. “Më kanë premtuar se do ta respektojnë kontratën, tani po presim. Por jam ndier i sulmues pas derbit, pasi të shumtë ishin ata që më akuzonin, por edhe me pa të drejtë. Mua më dhemb Tirana dhe e them hapur se borxhi i vetëm që unë kam, është ndaj tifozëve. Ndaj vetëm para tyre do t’i dorë- zoja çelësat, meqenëse kjo është kthyer në slogan. Por kur e kam thënë këtë, e pata sqaruar se do largohesha nga menaxhimi dhe do të vinte dikush tjetër. Por unë jam pronar i një shoqërie private”.

Borxhet e shumta

Fatura e debiteve shkon në 1.3 milionë dollarë në total, ndërsa deri më tani janë shlyer afro 250 mijë euro ndaj ish-lojtarëve, por edhe të tretëve. “Deri më 11 prill do paguhen borxhet sportive që shkojnë në 215 mijë euro, për të cilat FIFA ushtron presion. Ndërsa çështjen ‘Kastrati’ që ka ndodhur në kohën kur klubi drejtohej nga bashkia, sërish unë do ta zgjidh deri në fund të këtij muaji. Edhe pse nuk më takon, kam negociuar me grekët, për të shmangur penalitetet. Borxhi administrativ është i trashëguar pastaj. Dhe prandaj më vjen keq që hajdutë dhe të paskrupullt flasin pa ditur gjë. Madje edhe kryebashkiakun e kishin dezinformuar. Deri më tani kam shlyer 216 mijë euro (Heples, Santos, Lika, Pigoni, Sina), ndërsa bashkë me borxhet ndaj elektrikut shkojnë në afro 250 mijë euro”, sqaroi presidenti.

Gjyq për Seferin

Halili deklaroi se do ta ndjekë penalisht çështjen “Seferi”. Ai këmbëngul që borxhi prej 517 milionë dollarësh do të zhbëhet, pasi ka pasur falsifikim kontrate. “Ka mungesë dokumentacioni, madje në QKR nuk ekziston kontrata e transferimit të aksioneve. Seferi ishte 15% dhe përfundoi me 50%, por si tirons që jam nuk kam dashur që të merrem me gjyqe. Por më mërziti, pasi përmbaruesit e Seferit kishin bërë ankesë në Tatime dhe në Krimin Ekonomik, se unë i paguaja në të zezë. Ndaj do ta çoj në gjyq. Kam folur me të tri herë, por nuk i dhamë zgjidhje. Madje më tha: ‘Lekët e bashkisë do haj'”.

Auditi i Bashkisë

Kreu i klubit sqaron se bashkia ka nisur auditim prej pak ditësh dhe direkt janë gjetur shkelje, teksa konkretisht tha: “Bashkia ka ngritur një audit dhe kam bindjen se falë tij do shpë- tojmë rreth 600-700 milionë lekë borxhe, në këtë listë bën pjesë edhe borxhi i Seferit”.

Përfitimet e klubit

Halili pranon se kanë dalë në humbje në dy sezonet e fundit. “Në 2014-2015 janë investuar 750 mijë euro dhe kemi përfituar vetëm 60 mijë dhe këto janë humbje prej stadiumit të boshatisur. Ndërsa në këtë sezon deri më tani janë investuar po aq dhe janë përfituar 225 mijë euro”, rrëfeu aksioneri maxhoritar i klubit.

Dyshimet ndaj ekipit

Kur nga tifozët pyetet nëse ka dyshime ndaj lojtarëve të ndryshëm, ai i përgjigjet: “Nuk akuzoj në ‘ajër’. Por di të them që edhe unë jam mërzitur shumë dhe familja ime, madje fëmijët kanë qarë. Kur pashë këtë situatë, u thashë familjarëve se nuk mund t’i bëjmë keq shëndetit. Vetëm në fund do bëhet një analizë e detajuar dhe kush nuk ka dhënë, do marrë pusullën. Pra do të ketë revolucion. Por vetëm pasi të bëhet bilanci për të gjithë do dalim në konkluzione”.

Rinovimi i Dajës

Ilir Daja ka besimin e plotë të Halilit. “Do t’i ofrojmë zgjatje të kontratës, atij dhe 2-3 lojtarëve. Zemërata ka qenë e madhe, më kujtojnë dhe ‘çelë- sat’, por unë i lë vetëm me një kusht. Nëse ai tjetri që do të vijë do të investojë 5- përqindëshin e asaj që kam bërë unë. Bashkë ia dolëm dhe atëherë kur mbijetuam. Kërkesat e tifozëve janë dhe të ndikuara, pasi unë nuk mund të largoja tre lojtarë që ata më kërkuan. Por di të them se nëse me Flamurtarin tifozët do ishin në stadium, do kishim fituar”, u shpreh Refik Halili.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"