Halandi thyen rekordin në Bundesligë, shikoni shifrën që regjistroi gjatë kundërsulmit të Dormtundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 11, 2021 | 9:25

Halandi thyen rekordin në Bundesligë, shikoni shifrën që regjistroi gjatë kundërsulmit të Dormtundit

Borusia Dortmund mori një fitore shumë të rëndësishme ditën e djeshme, teksa mposhti në transfertë me rezultatin 3-2 Shtutgardin.

HALAND

Ndonëse nuk arriti të shënonte, Erling Haland regjistroi një rekord në ndeshjen e djeshme. Norvegjezi u bë lojtari më i shpejtë për këtë sezon në Bundesligë, teksa gjatë një kundërsulmi të Dormtundit, sulmuesi arriti një shpejtësi prej 36.04 km në orë.

Një shpejtësi e madhe nga Haland, që vazhdon të shkëlqejë dhe tashmë lë pas të gjithë për shpejtësinë e arritur në një ndeshje në Bundesligë për këtë sezon.

HAL

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"