Haland vazhdon të masakrojë rekordet e Champions, kalon që tani Luis Suarez dhe Rivaldon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2022 | 23:15

Haland vazhdon të masakrojë rekordet e Champions, kalon që tani Luis Suarez dhe Rivaldon

Liga e Kampioneve quhej “turneu i Ronaldos dhe Mesit” në dekadën e fundit por shumë shpejt mund të quhet “turneu i Haland”. Norvegjezi po masakron çdo rekord të shënimit të golave që është vënë në vitet e mëparshme duke ecur me një ritëm të tmerrshëm për çdo rival.

haland

Ai ka shënuar sot dy herë ndaj Kopenhagës dhe kaq i ka mjaftuar për të vendosur vendosur rekordet e reja sa i përket numrit më të vogël të ndeshjeve me të cilat është arritur numri 27 dhe 28 i rrjetave të tundura në këtë turne. Haland ka luajtur vetëm 22 ndeshje në Ligën e Kampioneve, dhe askush nuk i afrohet përqindjes së golave për ndeshje që regjistron ai në këtë aktivitet, e cila kalon 1,4.

Në këto 22 ndeshje të luajtura me fanellën e Salcburg, Borusia Dortmund dhe Mançester Siti, ai nuk ka shënuar vetëm në 5 (2 ndeshje ndaj Sitit dhe 1 ndaj Liverpul, PSG dhe Borusia Dortmund).

Shifra e 28 golave bën që ai të kalojë që tani dy emra të njohur të këtij turneu, Luis Suarez dhe Rivaldo, të cilët ishin ndalur në kuotën e 27 golave në karrierën e tyre. Ai ka arritur tashmë Rajan Gigs dhe Zhan Pierr Papen, me të cilët ndan vendin e 33-të në renditjen e të gjitha kohëve të golashënuesve më të mirë në Ligën e Kampioneve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"