Haland tregon momentin kur ra në dashuri me Dortmundin: Isha me babain tim dhe po shikoja një ndeshje në TV…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 29, 2020 | 18:07

Haland tregon momentin kur ra në dashuri me Dortmundin: Isha me babain tim dhe po shikoja një ndeshje në TV…

Erling Haland u transferua nga Salzburgu tek Dortmundi për 20 milionë euro. Sulmuesi nuk i ndali golat në Bundesligë pasi kishte shënuar më parë në Austri.

HALAND

Norvegjezi është vetëm 20 vjeç por tregon një pjekuri të admirueshme në fushë. Haland ka dhënë një intervistë për “Bild” ku tregon objektivat e tij. “Kam një kontratë deri në 2024 dhe dua të fitoj Bundesligën me Dortmundin. Kemi cilësinë për ta fituar kampionatin por qëndrueshmëria e Bajernit është mbreslënëse”. Më pas Haland zbuloi edhe momentin kur ra në dashuri me Dortmundin”.

Po shikoja një ndeshje të Dortmundit në TV me babain tim dhe i thashë: Imagjino sikur një ditë të luaj në një ekip të tillë dhe në një atmosferë të tillë. Do të ishte madhështore”, përfundoi Haland.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"