Haland po “çmend” Europën me golat e tij, dy klube “big” gati të rrëmbejnë sulmuesin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2019 | 19:15

Haland po “çmend” Europën me golat e tij, dy klube “big” gati të rrëmbejnë sulmuesin

Erling Haland me paraqitjet dhe golat e shënuar në Ligën e Kampionëve, ka tërhequr vëmendjen e Realit dhe Mançester Junajtid, që janë gati të bëjnë sakrifica të mëdha për sulmuesin norvegjez.

erling haland

Siç raporton “As”, Junajtid është skuadra më shumë se cilado skuadër tjetër, që ka lëvizur më shumë për bomberin e Salcburgut, i cili po mrekullon Europën.

Nga ana tjetër është dhe Reali ajo që kërkon lojtarin, edhe pse në verë bleu Joviçin me një shumë prej 60 milionë euro.

Salcburgu nga ana tjetër nuk ka vonuar shumë dhe ka vendosur menjëherë çmimin e lojtarit, i cili vlen 100 milionë euro tashmë. Mbetet të shihen lëvizjet e Junajtid dhe Realit që kërkojnë lojtarin.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"