Haland ndjek klubet që i japin më shumë para? Sulmuesi tregon teorinë e tij: Nëse më ofrojnë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 29, 2022 | 22:17

Haland ndjek klubet që i japin më shumë para? Sulmuesi tregon teorinë e tij: Nëse më ofrojnë…

Erling Haland i është bashkuar Mançester Siti me një kontratë faraonike, të përballueshme nga pak klube në botë. Kjo ka bërë që shpesh sulmuesi norvegjez të etiketohet si një nga ata lojtarë që ndjekin paratë më shumë se projektin sportiv.

haland

Por në një dokumentar që do të publikohet së shpejti rreth zgjedhjes së tij për t’iu bashkuar Mançester Sitit, Haland ka treguar pse kërkesat e tij janë të larta dhe ofertat e rëndësishme ekonomike bëjnë diferencën.

“The Times” ka publikuar një pjesë të shpjegimeve të Haland dhe aty ai është i qartë sa i përket faktit se si vlerëson ofertat që merr nga klubet e rëndësishme europiane.

“Kur isha fëmijë, si të gjithë, ëndërroja që të kthehesha në futbollistin më të mirë në botë dhe të siguroja jetën. Tani po e bëj. Mendoj se paratë janë të rëndësishme për të gjithë, por nuk duhet të jetë motivimi parësor.

Por është e qartë që nëse më ofrojnë 5000 korona norvegjeze për të bërë një punë dhe pastaj 10000 për të bërë të njëjtën punë, marr këtë të dytën, është logjike”, theksoi sulmuesi norvegjez.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"