Haland i fiksuar me Mbapenë: Kur shikoj se sa shumë shënon them se mund të shkoj më lart

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Shkurt 17, 2020 | 17:45


Haland i fiksuar me Mbapenë: Kur shikoj se sa shumë shënon them se mund të shkoj më lart

Sulmuesi norvegjez Erling Haland, i cili po spikat këtë sezon në Gjermani dhe Europë u shpreh se pasi krahason statistikat e tij të golave me ato të superyllit të Francës dhe PSG-së Kilian Mbape, shprehet i bindur se ai vetë mund të shënojë më shumë.

1185741097-1179405138

Në një intervistë të fundit të publikuar në faqen e kampionatit gjerman Bundesliga, futbollisti i Borusia Dortmundit tregon se e krahason gjithmonë Mbapenë. Ndërkohë, ai shtoi se fakti që ka shënuar kaq shpejt 9 gola në 6 ndeshje me verdhezinjtë vjen si pasojë e lojtarëve cilësorë që kanë në skuadër, si: Sanço, Hazard, Rojs, etj.

“Rrugëtimi në karrierë – Rruga ime nuk ka të krahasuar me shumë lojtarë të tjerë. Është e vërtetë se te Salzburgu shënova shumë gola, por kur shoh Mbapenë se sa shënon në kampionatin francez e kuptoj se në futboll mund të arrini një nivel më të lartë.

9 gola në 6 ndeshjet e para me Borusia Dortmundin – Jam këtu prej 1 muajsh, por kur je në një skuadër kaq të mirë është e lehtë prodhosh raste për të shënuar. Sanço, Rojs dhe Hazard janë futbollistë të klasit botëror”, përfundoi ylli norvegjez.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com