Haland është i frikshëm te Siti, por Guardiola nuk heq dot nga zemra Mesin: Atij nuk i duhet një skuadër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2022 | 19:18

Haland është i frikshëm te Siti, por Guardiola nuk heq dot nga zemra Mesin: Atij nuk i duhet një skuadër

Mançester Siti është duke shkëlqyer nën drejtimin e trajnerit Pep Guardiola me Erling Ahaland në majën e sulmit. Ai shënoi 3 gola në derbin e djeshëm ndaj Junajtid, por kjo nuk mjafton që ai të jetë i preferuari i trajnerit.

308662295_590225886173697_1838949592683826297_n

I ngacmuar pas ndeshjes nga gazetarët, ai e ka krahasuar me Lionel Mesin dhe ka zbuluar dallimin thelbësor mes tyre.

“Dallimi është se Erling mund të ketë nevojë për të gjithë shokët e tij të skuadrës, ndërsa Mesi arrin t’ia dalë vetë”, u shpreh ai.

Ai ishte pyetur më parë nëse kishte ndjesi të njëjta me Haland si me Mesin, të cilin ai e stërviti te Barça nga 2008 deri në 2012. Pep theksoi se nuk donte të fliste keq për sulmuesin e tij më të mirë, por marrëdhënia speciale që ai ka me Mesin sigurisht që nuk është sekret për askënd.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"