Haland drejt kalimit te Real Madridi, shikoni arsyet pro dhe kundër kësaj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2020 | 16:37

Haland drejt kalimit te Real Madridi, shikoni arsyet pro dhe kundër kësaj

Në Spanjë po bëjnë forume të ndryshme për të kuptuar nëse Haland është lojtari i duhur për t’u transferuar. Gazeta “MARCA” ka sjellë disa nga arsyet pro dhe kundër kalimit të tij te Reali.haland

PRO

Numrat- Haland ka shënuar 10 gola në nëntë ndeshjet që ka luajtur me Dortmundin. Një sulmues vlerësohet me gola dhe për momentin ai është në rrugën e duhur. Për këtë arsye e kërkojnë ekipet më të mëdha.

Mosha- Në moshën 19- vjeçare ai është në kohën e duhur për t’u transferuar në Madrid, për të mësuar disiplinën e Realit. Specialistët mendojnë që mund të përmirësohet akoma më shumë, prandaj duhet të transferohet tani.

Bomber- Realit i duhet patjetër një bomber sepse në skuadër nuk ekziston. Sulmuesi i vetëm është Benzema, por francezi nuk ka të njëjtat karakteristika. Do të sillte gola të shumtë dhe me pak prekje.

Dortmundi- Borusia e Dortmundit është një skuadër që mund ta shesë dhe nuk do ta pengonte kalimin e Halandit drejt Realit.

haland

KUNDËR

Minuta- Halandit do t’i duhen më shumë gola dhe më shumë minuta për të qenë gati për një skuadër si Reali i Madridit. Këtë rritje duhet ta bëjë te Dortmundi. Presion- Të luash te Reali i Madridit do të thotë të kesh shumë presion dhe atë nuk e përballojnë dot të gjithë lojtarët. Edhe Haland nuk do të shpëtojë.

Në stol- Ekziston mundësia që Haland mund të përfundojë në stol te Reali i Madridit, sepse vendi i titullarit nuk dhurohet në këtë ekip. Askush nuk ia garandon këtë, pyesni Joviçin.

Vendi ideal- Bundesliga është një kampionat ku sulmuesit mund të përshtaten më lehtësisht sesa në La Liga, prandaj nuk dihet nëse ai do të ndihej mirë në Spanjë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"