“Haku nuk merret me 13… burra”, Noka i kthehet Genc Tomorit: Qenka pas gjyqtarëve!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2021 | 10:26

“Haku nuk merret me 13… burra”, Noka i kthehet Genc Tomorit: Qenka pas gjyqtarëve!

Gjok Noka i kthehet Genc Tomorit. Pasi drejtori i Partizanit deklaroi se ekipi B mori hakun në Lezhë dhe gjykimi ishte më shumë se korrekt, presidenti i Besëlidhjes nuk ka hezituar që t’i kundërpërgjigjet.

Noka-Tomori

Gjatë një prononcimi të dhënë enkas për “Panorama Sport”, numri një i klubit nuk është kursyer aspak. Atij nuk i duket aspak normale që zyrtari i të kuqve quan “hak” marrjen e një barazimi pa gola dhe për më tepër bën edhe avokatin e arbitrave. “Në deklaratën time, jam shprehur për gjyqtarët dhe rezervat që kisha për ndeshjen. Na mohuan 2 gola, nëse ka ndodhur me dashje o pa dashje kjo është histori tjetër.

Me gjithë respektin që kam për Genc Tomorin, unë kam kritikuar gjyqtarët dhe jo atë. Gjyqtarët ka kush i këshillon apo mbron, por nga kjo deklaratë del se pas gjyqtarëve është edhe Genc Tomori. Unë e di se ai është pjesë e stafit teknik e jo avokat i gjyqtarëve”, kështu u shpreh fillimisht Noka.

ÇËSHTJA E “HAKUT”

Presidenti nuk e lë më kaq, ndërsa i kujton Genc Tomorit edhe kohën kur eliminonin Partizanin e madh nga Kupa e Shqipërisë në dy edicione radhazi: “Sa i takon ‘hakut’ që paska marr këtu në Lezhë, unë e di se futbolli është loje argëtuese e jo hakmarrje. Po t’i kthehemi historisë së marrjes së hakut, është i freskët rezultati në Pezë-Helmës.

Nëse do i kthehemi historisë pastaj, Besëlidhja kohët e fundit ka nxjerrë nga Kupa e Shqipërisë dy edicione Partizanin e madh, madje edhe kur ishte kampion në fuqi”. Noka mendon se revanshi merret kur luan në kushte të barabarta dhe jo me 13 bura në fushë. “Hakmarrja sportive merret 11 burra me 11 burra, por siç duket, Genc Tomori paska patur 13 burra në formacionin e tij kundër Besëlidhjes.

Nuk kisha punë me Genc Tomorin, as s’e kam lakuar emrin e tij, kam folur vetëm për dy gjyqtarë, kryesorin dhe anësorin që na mohuan dy gola. Kështu e mendova unë, pasi doli rezultati barazim pa gola. Nëse do të vazhdonte korrekt gjykimi si në 85 minutat e kohës së rregullt, ndeshja do të përfundonte 2-0″, përfundoi presidenti i Besëlidhjes.

PRENG GJIKOLA – PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE: 

Ankesat e presidentit të Besëlidhjes, reagon Tomori: Partizani B mori hakun në Lezhë, gjykimi ishte korrekt

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"