“Hakmarrje klasike”, Tirana mposht Vllazninë në “betejën” e parë (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2017 | 19:30

“Hakmarrje klasike”, Tirana mposht Vllazninë në “betejën” e parë (Video)

Tirana mposhti Vllazninë me rezultatin 2-0 në “hakmarrjen klasike” të Kupës së Shqipërisë. Ishin Bedri Greca dhe mbrojtësi brazilian Uellioson që i dhuruan triumfin bardhebluve në takimin e parë ku do të diskutohet bileta për në turin çefekfinal të Kupës së Shqipërisë.

 

Kupa

Një pjesë e parë e mërzitshme dhe pa shumë grintë, ndërsa e dyta pati një marsh tjetër. Me futjen e  sulmuesit Ngo, loja e Tiranës ndryshoi rrënjësisht, nga ku erdhën dhe dy golat.

Me fitoren e sotme kryeqytetasit kanë hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit, teksa në sfidën e kthimit duhet të mbrojë avantazhin.

Tirana

 

MINUTE PAS MINUTE

Përfundon takimi, Tirana-Vllaznia 2-0

93′ Ngo provon me një goditje nga jashtë zonës topi përfundon mbi kuadrat.

90′ Akordohen 3 minuta shtesë.

89′ Pranë golit të tretë Tirana me Erjon Hoxhallarin, i cili përfitoi nga shthurrja e mbrojtjes shkodrane duke hyrë brenda zonë, gjuajtja e tij është devijuar në këndore.

83′ GOOL Tirana 2-0. Uellison ka goditur saktë me kokë pas krosimit të Karabecit nga kendi, duke e dërguar topin në cepin e portës. 

76′ Shumë pranë golit të dytë Tirana, Asion Daja lëshon një predhë nga jashtë zonës, por portieri Sherri ka fluturuar në trekëndësh duke larguar topin në goditje nga këndi.

70′ Ka dalë nga fusha e lojës kapiteni Gilman Lika, në fushë Atsina.

68′ GOOL Tirana 1-0. Majkëll Ngo tregon vlerat me një kalim të bukur nga e majta dhe jep një pas në qendër të zonës për Grecë, ky i fundit, te pika e bardhë e 11-metërshit e ka pasur shumë të lehtë ta dërgojë topin në rrjetë. 

67′ Sentamu depërton bukur nga e majta, por në momentin e fundit gjuan në mënyrë të gabuar jashtë kuadratit.

59′ Arlind Kalaja provon me një harkim nga krahu i majtë, topi përfundon në duart e portierit Lika.

57′ Zëvendësimi i parë te Tirana, largohet Celhaka në fushë Ngo.

53′ Vllaznia i afrohet golit të avantazhit me Ribajn, por gjuajtja e mesfushorit devijohet në këndore.

46′ Ka startuar pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë, Tirana – Vllaznia 0-0. 

45′ Gjyqtari i katërt akordon 1 minutë shtesë.

42′ Hoxhallari provon me një gjuajtje me të majtën në ecje e sipër, por topi përfundon mbi traun e Sherrit.

35′ Futbollistët bardheblu provojnë me një goditje nga jashtë zone, por topi përfundon jashtë kuadratit.

34′ Goditje këndi për Vllazninë, kroson kapiteni Gilman Lika, topi kalon gjithë pasqyrën e portës, por nuk arrin të devijohet nga futbollistët shkodranë.

15′ Doka shpërthen në krahun e djathtë dhe harkon një top në qendër të zonës së Vllaznisë. Del portieri i Vllaznisë duke kontrolluar topin pasi asnjë nga sulmuesit e Tiranës nuk ndjek aksionin.

12′ Një tjetër mundësi e mirë për kryeqytetasit, Bedri Greca gjuan bukur në krahun e djathtë, por portieri Sherri, ka treguar reflekset duke mos lejuar topin t’i drejtohet rrjetës.

3′ Tirana gjen rrugën e rrjetës me Sentamun, por gjyqtarin Alla kemi të bëjmë me një gol të parregullt, pasi sipas tij, lojtari bardheblu shkaktoi faull.

2′ Tirana jep sinjalin e parë të rrezikshë me Sentamu, por gjuajtja e sulmuesit ishte e gabuar.

1′ Ka nisur takimi.

Tirana-Vllaznia 2-0
68′ Greca, 83′ Uellsion

Tirana: Lika, Hoxhallari, Uellsion, Turtulli, Doka, Maveje, Daja, Karabeci, Çelhaka (56′ Ngoo), Greca (86′ Halili), Sentamu.

Trajner: Ze Maria

Vllaznia: Sherri, Gurishta, Orelesi, Marku, Bardulla (76′ Hajdari), Gocaj, Krymi, Lika (70′ Atsina), Kalaja, Vucaj (66′ Kruja),Ribaj.

Trajner: Ernest Gjoka

Gjyqtar: Laver Alla

KV: Maveje, Uellsion

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"