Hakmarrja e PSG-së me Realin, francezët bisedime me Benzemanë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2022 | 10:02

Hakmarrja e PSG-së me Realin, francezët bisedime me Benzemanë

Reali prej gushtit të vitit të kaluar, ndoshta dhe më parë, është duke turbulluar ujërat në Paris në lidhje me Kilië Mbapenë. Por tani janë francezët që janë vënë në lëvizje duke tentuar një manovër për të marrë nga “los Blancos” as më shumë e as më pak, por sulmuesin më të mirë të tyre, Karim Benzema.

BENZEMA 1

Sulmuesi i Realit të Madridit po kalon një tjetër sezon të shkëlqyer dhe duket shumë i lumtur, pasi është kthyer në personazhin numër një në klubin madrilen.

Por sipas “El Nacional”, sulmuesi i kombëtares franceze ka shprehur gatishmërinë e tij për të biseduar me presidentin Florentino Perez në lidhje me një largim të mundshëm.

Mund të duket si rrufe në qiell të pastër në Madrid, por gazeta në fjalë ka bërë dhe lidhjen, duke përcaktuar si personazh kyç në këtë mes yllin e Dortmundit, Erling Haland.

Sipas “El Nacional”, nëse Haland do të veshë fanellën e Realit, Perez është gati të sakrifikojë Karim Benzemanë.

Trajneri Ançeloti, nga ana tjetër, e cilëson Benzemanë si një nga shtyllat e Realit dhe natyrisht që vështirë se do ta aprovonte një lëvizje të tillë.

Ndërkaq, nga krahu tjetër në Paris, në dijeni të plotë të manovrave të Realit për Halandin kanë nisur të zbatojnë dhe ata një plan, duke kontaktuar në fshehtësi me Benzemanë për ta joshur atë të lërë Madridin dhe të kthehet në Francë.

Por nëse në Francë janë vënë në lëvizje, në Madrid siç raportojnë mediat pranë Realit, një lajm i tillë është pritur me qetësi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"