Hakmarrja e “ëmbël” e Dungës, keniani shënon sa herë është në fushë te Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2019 | 11:23

Hakmarrja e “ëmbël” e Dungës, keniani shënon sa herë është në fushë te Tirana

Ismael Dunga ishte dje një nga më të mirët në fushën e lojës. Me golin e tij që në minutën e katërt, ia doli të koleksiononte një hakmarrje të ëmbël personale ndaj të gjithë kritikueseve të tij.

dunga

Ka luajtur vetëm dy takime si titullar dhe në të dyja ndeshjet ka shënuar dy gola. Me fat apo jo, Dunga është ai që tregon se sa herë është në fushë ia del të shënojë, duke treguar se nuk është marrë kot dhe se e meriton vendin e titullarit në një ekip te Tirana.

Nga ana tjetër, te bardheblutë duket se ka ndryshime të shpeshta gjatë gjithë këtyre javëve, por me kthimin e Karabecit dhe të gjithë lojtarëve të tjerë, situata do të qetësohet. Është e qartë se Tirana ka një stol të plotë dhe konkurrenca po i bën mirë, sepse nëse nuk ia del njëri, atëherë është tjetri që mund të bëjë mirë në fushën e lojës. Këtë na e tregoi Dunga me aktivizimin e tij, por edhe lojtarë të tjerë në ekip. Shkurt, tani ekipi bardheblu e ka skuadrën të plotë, por duhet ta menaxhojë për të shkuar drejt titullit kampion.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"