Hakimi “tremb” PSG-në: Reali i Madridit… shtëpia ime!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2022 | 13:00

Hakimi “tremb” PSG-në: Reali i Madridit… shtëpia ime!

Ylli i Paris SG-së, Ashraf Hakimi, duket se është i dashuruar me Realin e Madridit. Jo vetëm sepse ka lindur në kryeqytetin spanjoll, por dhe për faktin se në fillimet e karrierës së tij ka luajtur për “Los Blancos”.

hakimi

Dhe në objektivat e tij të së ardhmes është dhe rikthimi te Reali. Këtë e ka deklaruar vetë lojtari i krahut të Paris SG-së gjatë një interviste të dhënë për kanalin televiziv “Alkass Channel”.

“Reali i Madridit është klubi që më ka dhënë mundësinë të luaj për ta dhe më ka mësuar gjithçka që kur isha i ri. Unë i detyrohem gjithçka Realit, Madridi është shtëpia ime dhe do ta kem përgjithnjë në zemër. Një rikthim? T’ia lëmë së ardhmes këtë gjë”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"