Hakërrim ndaj gjyqtarëve dhe më pas ndjesë publike, “Bobi” rrezikon Skënderbeun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2017 | 9:39

Hakërrim ndaj gjyqtarëve dhe më pas ndjesë publike, “Bobi” rrezikon Skënderbeun

Penalltia e dhënë nga gjyqtari Koçi në favor të Kukësit në minutën e tetë të ndeshjes, i ka acaruar shumë të kuqtë, ku më i revoltuari është dukur trajneri Sulejman Starova. “Bobi” e nisi kontestimin e tij ndaj gjykimit më herët, ku Kalari godet topin, por gjyqtari e jep për faull për vendësit. Pas shënimit të golit nga Guri, nga pika e bardhë, Starova i është hakërryer gjyqtarit anësor Ridiger Çokaj dhe gjyqtarit të katërt Lamaj.

Partizani Starova

Aq i ashër u tregua Starova, sa gjyqtari Koçi i dha urdhër që të largohej nga pankina. Gjatë largimit nga pankina, Starova ka hequr xhupin dhe kontestimin e tij e ka vijuar edhe te delegati dhe vëzhguesi i ndeshjes. Drejtimin e ekipit e mori Klevis Dalipi. Më pas “Bobi” është sistemuar në një ambient të brendshëm, ku si një njohës i mirë i stadiumit të Kukësit u pozicionua pas pankinës së Partizanit.

Nga dritarja gjysmë e hapur ai jepte udhëzimet. Pas ndeshjes, Starova u shpreh se Partizani u ndëshkua në fillim të takimit nga një penallti inekzistente. Por, pas i ka parë në përsëritje rastin e penalltisë së Kukësit, Starova është tërhequr dhe ka kërkuar falje, pasi Malota kishte shkaktuar faull ndaj Kalesë. Kështu që, “Bobi” indirekt kërkoi falje edhe për e reagimin e tij ndaj zyrtarëve të ndeshjes.

Përpos ndjesës publike, ku pranoi se penalltia e Kukësit ka qenë, Sulejman Starova rrezikon të dënohet nga Komisioni i Disiplinës për sjelljen e bërë gjatë ndeshjes së djeshme ndaj Kukësit. Në rast të një dënimi të mundshëm për të mos qenë në drejtim në të paktën me një ndeshje, i bie që “Bobi” të mungojë në stol në ndeshjen e radhës ndaj Skënderbeut, që do të luhet më 27 nëntor, ora 17:00, në stadiumin “Selman Stërmasi”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"