Hakerat trondisin merkaton europiane, Di Maria te Barcelona

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 23, 2017 | 11:54

Hakerat trondisin merkaton europiane, Di Maria te Barcelona

“Mirëserdhe te Barcelona Angel Di Maria”. Një postim në orët e mbrëmjes në faqen zyrtare të “Twitterit” të klubit të Barcelonës, tronditi merkaton e futbollit europian.

Barcelona Twitter

Çudia zgjati vetëm disa minuta, sepsa u bë e ditur se adresa e katalanasve ishte vjedhur nga hakerat dhe asgjë nuk ishte e vërtetë. Klubi këkoi falje te tifozët për këtë situatë duke sqaruar të vërtetën.

di maria

Megjithatë, mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se mesfushori argjentinas është në planet e Barcelonës. Duke pasur parasysh vështirësinë për të marrë Kutinjon, Di Maria do ishte një alternativë për të zëvendësuar Nejmarin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"