Hakaj: Kemi shumë diferencë me ekipin e vjetshëm, tani rëndësi ka që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 2, 2018 | 22:15

Hakaj: Kemi shumë diferencë me ekipin e vjetshëm, tani rëndësi ka që…

Lojtari më i mirë i ndeshjes mes Teutës dhe Kamzës, u zgjodh mbrojtësi Esin Hakaj, dhe në intervistën pas ndeshjes për Supersport, ai u shpreh se rëndësi ka që ekipi nuk pëson gol, dhe tashmë doli nga barazimet e mori fitoren e parë.

hakaj

I kënaqur që shërbyet një top 100% të saktë…

Më në fund, edhe Latif doli te goli i tij. Morëm një 3 pikësh që na vlejti. Kjo ka më shumë rëndësi.

Skuadra e pakalueshme prapa, edhe pse nuk shënoni shumë në sulm. Jeni të kënaqur, me 5 pikë në 3 javë?

Jemi të kënaqur, që dolëm te fitorja më në fund, por kemi merituar më shumë. Mirë është që nuk kemi pësuar, por tani do vazhdojmë të shënojmë. Shënoi edhe Latif, shpresojmë të shënojmë më shumë tani.

Sa diferenca ka Teuta vjet me këtë sezon?

Diferencë ka, sepse nuk kemi pësuar gol. Kemi shumë lojtarë me eksperiencë, edhe Isli në portë është një ndihmë e madhe.

Luani shumë larg portës…

Jemi katër përpara, dhe kështu ka qenë vendosja e trajnerit Shkëmbi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"