Hajdutët ia morën nga kyçi i dorës, ora 2 milionë euroshe e Leklerk gjendet për shkak të një… firme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 18, 2022 | 15:49

Hajdutët ia morën nga kyçi i dorës, ora 2 milionë euroshe e Leklerk gjendet për shkak të një… firme

Piloti i Formula 1, Sharls Le Klerk përjetoi një episod të frikshëm disa muaj më parë kur tre grabitës i vodhën orën 2 milionë euroshe “Richard Mille Rm 67-02” francezit, e cila është gjetur.

leklerk

Ora është lokalizuar në Spanjë dhe i ishte shitur një sipërmarrësi vendas nga ana e hajdutëve për vetëm 200 mijë euro.

Firma e pilotit e cila ishte e gdhendur në pjesën e pasme të orës ishte arsyeja e zbulimit të saj, me policinë spanjolle që është ende në kërkim të grabitësve që vodhën 24-vjeçarin.

97897999

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"