Hajdutët e bëjnë “rrugë” te Napoli, momente tmerri edhe për gruan e mesfushorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2019 | 18:47

Hajdutët e bëjnë “rrugë” te Napoli, momente tmerri edhe për gruan e mesfushorit

Tensioni tek Napoli vazhdon të jetë në nivele të larta. Pas vjedhjes së tentuar në shtëpinë e Alan, këtë herë “viktimë” ka rënë Piotr Zielinski, ose më mirë, gruaja e tij.

091639215-4d1fd1b8-48c3-42cb-a7bc-40bda7490a68

Siç raporton “Repubblica”, mëngjesin e së dielës, pasi u kthye nga një shëtitje me qenin, Laura gjeti makinën e saj tip “Smart” të dëmtuar. Hajdutët kishin thyer xhamin e pasagjerit, dhe kishin vjedhur pajisjen e muzikës, si dhe navigatorin.

Momente frike për bashkëshorten e Zielinskit, i cili menjëherë më pas kishte shkuar në polici për të marrë makinën, nga e cila hajdutët kishin vjedhur edhe disa dokumente.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"