“Hajdeni trajnoni në Shqipëri”, tekniku i Dinamos fton kolegët italianë: Ka shumë skuadra dhe futbollistë interesantë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Maj 1, 2020 | 11:32


“Hajdeni trajnoni në Shqipëri”, tekniku i Dinamos fton kolegët italianë: Ka shumë skuadra dhe futbollistë interesantë

Trajneri i Dinamos, Fabricio Kamarata duket se është përshtatur shpejt me ambientin në Shqipëri. Në një intervistë për “Sportpress24”, tekniku i kryeqytetasve ka rrëfyer edhe aventurën me skuadrën kryqytetase teksa ka edhe një ftesë për kolegët e tij italianë që të vijnë në Shqipëri për të trajnuar.

012k-750x430

“Unë kam mbërritur në  fundit të nëntorit te Dinamo dhe ndihem shkëlqyeshëm këtu në një qytet të bukur. Më duhet të falënderoj presidentin që më dha këtë mundësi në një klub të madh si Dinamo. Unë gjendem mjaft mirë dhe jam krenar që trajnoj këtë klub me shumë histori në futbollin shqiptar, teksa edhe presidenti ka një projekt ambicioz.

Cagliari  18 08 2019  Presso Stadio Sardegna Arena - incontro Cagliari vs Chievo Verona Coppa Italia nella foto:   cammarata SILPRESS/ENRICO LOCCI

Duke qenë një futboll europian nuk ka shumë ndryshime, ndoshta këtu punojmë më shumë në aspektin fizik, mbase nuk ka të njëjtën cilësi si në Itali, por këtu punohet më shumë në aspektin fizik si në Seria B. Është normale që në çdo kampionat, futbollistët kërkojnë të veshin fanellën e kombëtares. Por, për të arritur atje duhet shumë punë, duhen bërë sakrifica si dhe duhet mentaliteti i duhur. Këtu ka shumë djem interesant që mund të arrijnë në nivele të larta.

DEL PIERO KARAMATA

Po, ia këshilloj të vijnë në Shqipëri dhe të trajnojnë. Ka shumë skuadra të mira dhe Federata po bën një punë të mirë. Tifozëve të Dinamos iu them se ne kemi një impenjim maksimal. Në këtë vit shpresojmë të shpëtojmë dhe të mund të ndërtojmë një skuadër të rëndësishme për të ardhmen, duke e dërguar sërish klubin në nivelin e merituar”, u shpreh Kamarata.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com