FOTOLAJM/ “Hajde vëlla”, Ivan Rakitiç poston i lumtur me Rei Manajn në stërvitje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 20, 2020 | 23:45

FOTOLAJM/ “Hajde vëlla”, Ivan Rakitiç poston i lumtur me Rei Manajn në stërvitje

Rei Manaj është duke realizuar ëndrrën e tij, teksa po stërvitet krahë lojtarëve më të mirë në botë, tek Barcelona.MANAJ

Sulmuesi shqiptar kaloi në merkaton e janarit nga Albasete te Barcelona B, ndërkohë që prej disa ditësh është duke u stërvitur me ekipin e parë.

Tashmë Manaj shpreson që të marrë debutimin me ekipin e parë, pasi më parë u thirr në ndeshjen me Getafen, por qëndroi në stolin e rezervave. 22-vjeçari ka një marrëdhënie shumë të mirë me lojtarët e tjetër të Barcelonës, teksa kjo duket edhe në stërvitje ku shihet gjithmonë duke qeshur.

Së fundmi ka qenë mesfushori Ivan Rakitiç, i cili ka postuar një foto me Manajn në “Twitter”, të cilën e shoqëron me shkrimin “Hajde vëlla”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"