Hafizi: Skuadra luajti mirë, ajo që mungoi ishte…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2018 | 23:52

Hafizi: Skuadra luajti mirë, ajo që mungoi ishte…

Pas takimit që kombëtarja jonë humbi kundër Izraelit ka folur edhe Astrit Hafizi për “Supersport”. Ai ka lavdëruar skuadrën për lojën por mendon se ka gjëra që duhen rregulluar, madje edhe kërkon që të aktivizohen më shumë të rinj siç ishte Uzuni dhe Vrioni.

Hafizi

“Skuadra ishte mirë, qarkulloi mirë dhe luajti mirë, të paktën në planin e parë. Ajo që mundoi ishte konkludimi. Vijmë deri te zona dhe ka paqartësi. Ishim të paorganizuar në mbrojtje dhe shumë të pavendshëm. Duhen që të gjitha komponentët të bëhen  bashkë që skuadra të funksionojë. Kishim anën fizike më mirë se ata dhe luajtëm lirshëm. Lëvizjet në formacion mu dukën të mira, sidomos me Uzunin dhe Vrionin, që i fitojmë për eleminatore. ” u shpreh Hafizi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"