Hafizi: Shqipëria nuk është për goleada, gabim që të mendojmë për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2018 | 20:18

Hafizi: Shqipëria nuk është për goleada, gabim që të mendojmë për…

Ish-trajneri i Kombëtares, Astrit Hafizi, në studion e “Kuq e Zi” në Supersport, është i mendimit se Shqipëria nuk mund të fitojë me goleada, me mendimin se do të dalë e para në grup.

hafizi

“Në këtë ndeshje duhet të synojmë fitoren, dhe jo të bëjmë lojë sulmuese. Nuk jemi ende në stadin ku të synojmë goleada. Kërkojmë të dalim të parët por askush nuk e di se si. Duhet të gjejmë në fillim futbollistët që janë të gatshëm për radhën tjetër, e të synojmë të dalim të parët. Patëm shanse për të fituar me Izraelin, por edhe ata patën 2-3 raste. Nuk mund të kemi një skuadër me 51 futbollistë, ku futbollistët ikin e vijnë për një ndeshje. Edhe rasti i krijuar me Agollin, që e merr në grumbullim dhe nuk e fut fare nuk ka sens. Kjo gjë mund të bëhet me një lojtar të ri. Duam fitore në këtë ndeshje për tu kualifikuar, por ky është gabim. Më mirë të përgatisim skuadrën për ndeshjet e marsit.” – deklaroi Hafizi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"