Hafizi: Më vjen mirë kur fitojmë me rezultat të tillë ndaj skuadre nën nivelin tonë. Ne nuk kemi pasur short si ky

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2021 | 0:01

Hafizi: Më vjen mirë kur fitojmë me rezultat të tillë ndaj skuadre nën nivelin tonë. Ne nuk kemi pasur short si ky

Astrit Hafizi, ish-trajneri i përfaqësueses shqiptare, e ka vlerësuar suksesin e sotëm të Shqipërisë ndaj San Marinos si shumë pozitiv. Sipas tij, ekipi në këtë mënyrë përfitonte nga ana psikologjike mbi të gjitha.

hAFIZI

Por gjithsesi ai vlerëson se nuk duhej cilësuar si arritje e madhe rezultati ndaj një kundërshtari të një niveli shumë të dobët, apo rekorde ndaj skuadrave si San Marino, siç shpjegoi në fjalët e tij për “SuperSport”.

“Më vjen mirë kur fitojmë edhe me një skuadër nën nivelin tonë me rezultat të tillë. E rëndësishme ishte të kemi siguri në sulm se janë të rralla këto fitore të thella, i bëjmë rrallë dhe kjo është shenjë e mirë për skuadrën nga ana psikologjike e morale. Shumë skuadra e rregullojnë golavarazhin me këto ekipe. mendoj se është gjë pozitive. Duhet të mendojmë për të ardhmen se na presin ndeshje shumë të vështira që në tetor.

Reja ka qenë me fat që ka këto kundërshtarë, se është edhe me fat, jo me inat. Mendoj se analiza e ndeshjes me Poloninë, nuk e di pse vazhdohet me këtë ritëm. Derisa është një humbje e tillë, nuk është se mund të thuash se mund të kesh qenë shumë mirë. Kemi pasur disa fragmente loje, ajo duhet analizuar mirë se është kundërshtar që i merr pikë Anglisë, kurse ti ke humbur. Pastaj mos kalo te Polonia pa kaluar te Hungaria.

Ne këto 15 pikë që mund të marrim që tani, ka nga disa kundërshtarë që i ke shumë mbrapa në renditje. Ne nuk kemi pasur ndonjëherë shorte të tillë me kundërshtarë të tillë, mos i quajmë disa arritje…”, tha Hafizi pas duelit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"