Hafizi: Lojtarët nuk i përgjigjen Panuçit, skuadra jashtë çdo detyre në fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2018 | 23:52

Hafizi: Lojtarët nuk i përgjigjen Panuçit, skuadra jashtë çdo detyre në fushë

Ish-tekniku i Kombëtares, Astrit Hafizi, pas humbjes 0-4 së Shqipërisë ndaj Skocisë, deklaroi në emisionin “Kuq e Zi” në Supersport, se lojtarët nuk i sheh fare në përputhje me skemat dhe idetë e trajnerit.

hafizi

“Që në minutën e 10-të, mbaroi loja. Çdo gjë. Nuk pati shpresa, sepse pësojmë gol dhe dalim me karton të kuq. Nuk kishim asnjë shans. Ajo që më shqetëson më tepër, përtej rezultatit, që erdhi edhe prej kartonit të kuq, është se e shoh skuadrën që nuk i përgjigjet trajnerit. Asnjë detyre, asnjë skeme të trajnerit, gjatë gjithë periudhës që përgatitet. Skuadra nuk reagon fare, kjo është shqetësuese. E dyta, përzgjedhja e grupit të lojtarëve, ndaj një kundërshtari, që është e përgatitur fizikisht. Ka një presing të jashtëzakonshëm. Për të përballuar këtë skuadër, duhen edhe lojtarët nga ana fizike. Ishin të shpejtë me dhe pa topin.

Goli i parë, erdhi nga një presing i gjithi në sulm i skocezëve. Ne nuk kemi lojtarë për të mbajtur topin në ato zona. Kur shtohet presioni, ne dorëzohemi më shpejt. Skuadrën tonë e kanë studiuar shumë pas Europianit. Tani na marrin edhe më seriozisht.” – deklaroi Hafizi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"