Hafizi: Jemi gjithnjë mbrapa në dyluftime

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 10, 2018 | 22:55

Hafizi: Jemi gjithnjë mbrapa në dyluftime

Ish-trajneri i Shqipërisë, Astrit Hafizi është kritik për mënyrën se si luan Shqipëria. “Nuk kontrollojmë dot topin dhe jemi gjithmonë mbrapa në dyluftime. Ne duhet të dimë të shfrytëzojmë momentin që na krijohet, sepse ndryshe ne nuk kemi shanse.

bandicam 2018-09-10 22-49-18-757

Balaj ka pasur dy momente shumë të mira, por nuk i shfrytëzoi. Kemi mungesë orientimi loje, kemi mungesë koncepti. Po të kthehemi në kohë, Balaj pati një rast me Portugalinë dhe e bëri gol. Ne fituam… Kjo është loja e Shqipërisë, por ne këtë herë nuk ishim në gjendje të shfrytëzojmë mundësitë tona. Dhe çfarë bëmë ne? Thjesht përpiqeshim individualisht. Për mendimin tim edhe zëvendësimi i Prengës nuk ishte i goditur sepse nuk prodhoi asgjë për t’u shënuar”, tha Hafizi pas ndeshjes në Supersport.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"